“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Premte, 03 July 2020 11:10

 

Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot.

Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që shkruan tekstet është më i dobët se një shkrimtar i lënë as dore dhe që s’është i aftë të shkruajë një batutë.

 

Zef Deda shtoi se artistët detyrohen që t’i shkruajnë vetë batutat, ndërsa theksoi se mungon kultura e të interpretuarit dhe e të folurit.

“A bëjnë për të qeshur aktorët e humorit sot?”- u pyet aktori i humorit në një lidhje në Skype me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

“Ne kemi pasur libretist, edhe sot kanë libretist, por libretisti është më i dobët se një shkrimtar i lënë as dore, pale ku e kanë gjetur, që nuk është i aftë të shkruajë një batutë dhe detyrohen artistët vetë t’i shkruajnë. Në vendet e botës nuk funksionon kështu. Problemi qëndron tek kultura e të shkruarit, kultura e të interpretuarit dhe kultura e të folurit,”– u tha Zef Deda.

Ndërsa pyetjes nëse humori i tij ndryshon me atë që bën i biri, Julian Deda iu përgjigj: “Po ka shumë ndryshime sepse atëherë ka qenë një censurë dhe ne thoshim atë që ishte e lejuar në atë kohë. Atëherë kishim edhe kontroll kulturor dhe kontroll politik. Sot nuk i kontrollon askush. Edhe Juli përpiqet të ketë kujdesin që ka dhe baba i vet dhe familja jonë. I kam mësuar fëmijët që të mos përdorin banalitete. Ka ndonjë moment që edhe mund të përdorë ndonjë fjalë të vogël banale, por mua nuk më pëlqen fare.

Login to post comments