Mehdi Malkaj: Teatrin e shkyen, sepse qeveria nuk e mundi dot

E mërkurë, 15 July 2020 00:00

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, aktori Mehdi Malkaj tha në ‘A Show’ në SYRI TV, se drejtuesit e qeverisë kanë një urrejtje të madhe për teatrin dhe për artin.

Sipas Malkajt, ata e urrenin aq shumë Teatrin aq sa nuk e shembën, por e shkyen atë me urrejtjen e tyre.

 
 

‘Kur vajta unë kishte filluar shkyerja. Unë personalisht tek ai teatër kam borxhe të mëdha. Sepse në atë teatër janë futur njerëz që më kanë bërë ky që jam.

 
 
 

Unë pashë një urrejtje të madhe për teatrin. Shteti që mobilizoi gjithë policinë, e kapën treatrin dhe e shkyen.

 
 

E shkyen se nuk e mundën dot. Ata që e mbronin teatrin, fituan.

Ne jemi fitues dhe të fortë. Sepse ne vërtetuam në vazhdimësi që ne jemi akoma për teatrin.

Ata e shkyqen Teatrin, por nuk e kanë rrëzuar. Ata nuk u ngopën, kanë urrejtje të madhe për teatrin, dhe për teatrin.

Thonë që dy hajdutë pasi shkuan në Teatër, u dorëzuan në polici. Këtë nuk duan ata’, - tha Mehdi Malkaj për gazetarin Adi Krasta në SYRI TV.

Login to post comments