Epidemiologu Muka kundër Brataj: Nuk e shfarosim virusin nëse vendosim të gjithë maska

Premte, 17 July 2020 18:02

 

Shifrat e larta të publikuara nga Komiteti Teknik I të infektruarve me COVID-19 ka rritur shqetësimin, duke iu referuar edhe vendimit të fundit për të vendosur maska me detyrim në ambjente të mbyllura.

Në një intervistë ne edicionin e Pasdites ne SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, lidhur me përdorimin e maskave, ka pasur një përplasje mes epidemiologut Taulant Muka dhe shefit të urgjencave Brataj, I cili ka deklaruar se përdorimi I maskave nga të gjithë, e zhduk virusin brenda 2 muajve.

Gjatë intervistës epidemiologu Muka ka sqaruar sesi qëndron e vërteta e përdorimit të maskave dhe sesa e redukton ajo rrezikun e përhapjes së virusit, ku sipas tij, në ambjente të mbyllura ka një efikasitet deri në 70 %, ndërsa në ambjente publike ose të hapura deri në 45 %.

Login to post comments