Ish-deputeti i Partisë Socialiste, për qytetin e Vlorës, Fatmir Toçi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e bëjnë me dije burime për Ora News.
Mësohet se ish-deputeti Toçi ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar.
Toçi është edhe presidenti i shtëpisë botuese TOENA si dhe kreu i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë
Të njejtat burime bëjnë me dije se edhe doktori i shkencave mjekësore, Besim Elezi dyshohet se është prekur nga koronavirusi.