Psikologia e njohur, Alma Hasalami thotë se është rritur numri i qytetarëve që kane nevojë për psikiatrin. Sa i përket zbatimit të masave kundër Covid-19 nga ana e fëmijëve në ambientet mësimore, për të nuk kanë asnjë efekt pozitiv, pasi jashtë godinës së shkollës këto rregulla shkelen. Për rrjedhojë, Hasalami e konsideron një masë absurd përdorimin e maskës, sidomos tek fëmijët.
”Për fëmijët është shumë e vështirë të mbajnë distancë dhe të mbajnë maskë. Sapo dalin nga shkollat bëhet nami. Të gjithë fëmijët janë duke u përqafuar e puthur me njëri-tjetrin. Ato rregulla që zbatohen në shkolla nuk kanë vlerë, sepse jashtë bëhet nami. Mbajtja e maskës na kufizon të shprehurit, ato të emocioneve dhe kuptimit, të asaj që duam t’i transmetojmë tjetrit. Sa më shumë kufizohet komunikimi, aq më autik bëhemi”, u shpreh psikologia në “Quo Vadis