Rekord rastesh me Covid/ 182 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orë

Tuesday, 13 October 2020 16:14

 

Rëndohet edhe më shumë situata e koronavirusit Covid 19 në Shqipëri.

Sot është shënuar një tjetër rekord me raste të reja.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë sot janë identifikuar 182 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht edhe numri i viktimave ka pësuar rritje, pasi 5 qytetarë kanë humgur jetën në 24 orët e fundit.

 

Deklarata e plotë e ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,

nga 7 raste në Fier, Berat,

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,

nga 3 raste në Sarandë, Dibër,

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...