Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grave naftëtare të ngujuara në grevë.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve bën me dije se dy prej tyre janë marrë mbrëmjen e sotme nga autoambulanca pasi kishin probleme me tensionin dhe kollë.
Kjo e enjte shënoi edhe ditën e tetë të grvës për gratë naftëtare.
Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit e nisën grevën e urisë 25 ditë më parë por pas rëndimit të gjendjes së tyre, burrat ndërprenë refuzimin e ushqimit për tua lënë vendin grave.
Naftëtarët dhe bashkëshortet e tyre i kërkojnë kryeministrit zgjidhje përfundimtare për problemin e tyre.