Vijon greva e grave të naftëtarëve të Ballshit, të cilat janë në ditën e 9 të protestës së tyre brenda ambienteve të Uzinës.
Një prej zonjave që pati probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, Silvana Fejzaj është rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa gjendja e të gjithave sa vjen e rëndohet dhe ato kanë simptoma si dhimbje koke e mesi, të vjella, temperaturë, takikardi e shumë shqetësime të tjera.
Gjithsesi gratë deklarojnë se nuk tërhiqen nga kauza. “Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, deklaruan ato
Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator