Protestat në të gjithë Shqipërinë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, pse theu orën policore, është bërë bujë edhe në mediet e huaja. Media e mirënjohur britanike ”BBC”, i ka kushtuar një artikull ngjarjes në fjalë.
”Qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetin shqiptar, Tiranë, të mërkurën pasi policia dyshohet se vrau një të ri për thyrjen e orës policore të vendosur nga situata e pandemisë. Demonstruesit brohorisnin dhe i bërtisnin forcave policore, dogjën pemën e Krishtlindjeve dhe zbukurime të tjera përreth qytetit. Oficeri i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit është arrestuar dhe ndaj tij ka filluar një hetim”,-shkruan ”BBC”.