Ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e policisë, ka nxitur revolta në popullin shqiptar brenda kufijve dhe janë bërë protesta në mbarë vendin tonë.
Mos reagimi nga ana e institucioneve, ka rritur irritimin e shqiptarëve, teksa ka tejkaluar edhe kufijtë administrativë.
Shqiptarët e Londrës janë ngritur në këmbë për Klodianin, duke protestuar përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.
Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur.
Protestuesit brohorasin në korr “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa protesta në përgjithësi ka qenë paqësore.