Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në burg janë lënë vetëm 3 protestues, teksa 5 të tjerë janë në arrest shtëpie.
Po ashtu 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.