Sot pritet të mbahet protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rashës në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se të rinjtë nëpërmjet mediave sociale kanë lajmëruar se do të mblidhen në sheshin ‘’Skënderbej’’ për të marshuar drejt bulevardit ‘’Dëshmorët e Kombit’’ dhe tek Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Policia ka marrë masat edhe për këtë protestë duke vendosur 900 efektivë në terren, kryesisht të përqëndruar tek institucionet kryesore si kryeministria, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo dhe tek institucionet që ndodhen afër itinerarit të marshimit të paralajmëruar nga protestuesit.
Po ashtu edhe autobotë gjenden në gatishmëri mbrapa kryeministrisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme dhe dy Drejtorive të Policisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës.
Në të gjitha protestat e tjera pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie ka pasur dhunë, teksa nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot