MSH jep bilancin e dy ditëve të para të 2021: 675 raste dhe 9 viktima nga COVID-19

Diel, 03 Janar 2021 10:13

 

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion zyrtar për bilancin e COVID-19 në dy ditët e para të 2021, 1 dhe 2 janarin.

9 viktima dhe 675 raste janë regjistruar në 48 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend si dhe të dhënat për rastet e reja dhe situaten në spitalet COVID në ditët e para të vitit 2021.

Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:
154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan.

Janë shëruar 304 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID u trajtuan 293 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç.

Ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit rezulton si vijon:
Janë kryer 1025 testime, nga të cilat janë konfirmuar 268 raste pozitive, identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë, 15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)

Testime totale 265,793
Raste pozitive 58,991
Raste të shëruara 34,353
Raste Aktive 23,448
Humbje jete 1190

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13602
Fier 1670
Shkodër 1305
Durrës 1162
Vlorë 969
Korçë 961
Lezhë 892
Elbasan 884
Berat 766
Gjirokastër 484
Kukës 409
Dibër 346

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...