Rriten të punësuarit me paga të ulëta, pas karantinës së parë bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj

Hënë, 04 Janar 2021 08:13

 

 

Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.7 për qind te të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë 2020, nga 37.1 % në tremujorin e dytë. Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Të dhënat tregojnë se grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Të punësuarit me pagë 50 mijë deri në 60 mijë shënuan një rënie të peshën me 0.9 pikë përqindje, ata me pagë 60 mijë deri në 95 mijë shënuan rënie me 0.5 pikë përqindje dhe ata me paga mbi 120 mijë lekë zunë 4.5 % të totalit te të punësuarve në tremujorin e tretë nga 4.6% në tremujorin e dytë. Të dhënat mbi pagat tregojnë modelin në të cilin po zhvillohet ekonomia shqiptare, ku gati 40% e të punësuarve marrin nivelin më të ulët të pagës rreth 300 mijë lekë në muaj, ndërsa 26.8% e të punësuarve marrin vetëm pagën minimale prej 26 mijë lekësh në muaj.

 

Megjithatë analizat e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve kanë gjetur informalitet të lartë në deklarimin real të pagave. Në Shqipëri është ende i përhapur nëndeklarimi i pagave, ku një pjesë e kompanive dhe sidomos profesioneve të lira raportojnë në tatime për efekt të sigurimeve shoqërore pagesa më të ulëta se sa realiteti. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se në zbatim të Planit Operacional 2020, ka marrë një sërë nismash të rëndësishme për realizimin e objektivave të përcaktuara. Një ndër nismat e marra është edhe aksioni për informalitetin në punë.

Pas kryerjes së analizës së të dhënave të muajit qershor të pagave të deklaruara, u konstatuan paga nëndeklarim në disa profesione të ndryshme si: inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator, Teknik etj., në vlerën 26.000 Lekë (në nivelin e pagës minimale). Nga profesionet e analizuara të lartpërmendura, u identifikuan me parregullsi në deklarimin e pagave një numër prej 5.359 tatimpaguesish dhe 10.785 punonjës.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu është drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve të identifikuar. Në këto letra iu është kërkuar të dy kategorive që të përmbushin detyrimin ligjor për deklarimin real të nivelit të pagës ana e punëdhënësit, por gjithashtu kërkohet bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të njëjtë edhe nga punëmarrësit, të cilët duhet të kërkojnë deklarimin real të pagës nga këta punëdhënës./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...