Një djalë nga Durrësi ka pasur nënën të sëmurë, pasi dyshonte se kishte ishemi cerebrale, por edhe për Covid.
Ai thotë se në spitalin e Durrësit nënës së tij nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore. Djali me anë të një videoje tregon se nënën e ka çuar në spital që në orën 21:00 në mbrëmje, por dhe pse është mëngjesi i ditës tjetër e kanë lënë të presë në korridoret e urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kam sjell nënën mbrëmë në orën 21:00 në Spitalin e Durrësit, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe dyshojmë dhe për Covid. Tani është ora 11:00 dhe siç e shihni askush nuk e merr përsipër, po presim përgjigjen e tamponit që nuk e kanë bërë akoma. Se kur do e bëjnë dhe kur do vijë përgjigja, ne po rrimë në korridoret e spitalit të Durrësit”, tregon djali i të sëmurës për emisionin “Stop”.
Ndërkohë drejtuesit e emisionin Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj shprehen se nënës së sëmurë i duhej bërë një test i shpejt, i cili prej kohësh ka hyrë në qarkullim në Shqipëri. Por edhe pse e moshuara është e sëmurë dhe djali thotë se ka pësuar hemorragji cerebrale, sërish askush nuk është kujdesur për të në spital