Rilindja: Babai iu vdiq në spital, por ju mos flisni ose keni kallzim penal në prokurori për “akuza të rreme”!

Premte, 19 February 2021 08:12

 

-Edita dhe Ina Lalo janë dy motra që humbën babanë Rifat Lalo nga COVID-19 në Spitalin Infektiv në Tiranë ditën e martë. Në një deklaratë për mediat, ato denoncuan trajtimin që iu bë të atit të tyre në spital duke deklaruar se i sëmuri u la i shtrirë në korridorin e spitalit dhe nuk u bë asnjë mjekim. Mënjëherë qeveria i padit penalisht dy vajzat që kritikuan shërbimin shëndetësor për humbjen e jetës së babait të tyre nga koronavirusi dhe rrezikojnë dënimin, pas vdekjes së babait. Kjo është krejtësisht jashtë çdo logjike njerëzorë që të çosh policinë në shtëpinë ku ka mort dhe që u ankua për shërbimin në spital.

Edita dhe Ina Lalo janë dy motra që humbën babanë Rifat Lalo nga COVID-19 në Spitalin Infektiv në Tiranë ditën e martë. Në një deklaratë për mediat, ato denoncuan trajtimin që ju bë të atit të tyre në spital duke deklaruar se i sëmuri u la i shtrirë në korridorin e spitalit dhe nuk u bë asnjë mjekim. Dy motrat thanë se që ambulanca që e mori nga shtëpia të moshuarin nuk kishte pajisjet e nevojshme dhe brenda në spital është lënë të ndërrojë jetë në të ftohtë. Pas këtyre akuzave, në vend që institucionet të nisnin një verifikim për mënyrën sesi është trajtuar rasti i Rifat Lalos, kanë bërë krejt të kundërtën. Paraditen e djeshme, Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bëri me dije se ka nisur procedim penal ndaj tyre për përhapje informacionesh të rreme. Vendimi i policisë është skandaloz dhe jo njerëzor. Në të njëjtën ditë që varrosej 79-vjeçari, kanë vendosur të çojnë për ndjekje penale familjarët e tij. Policia thotë se padia është bërë nga mjekja që përmendin dy motrat, por ky variant ngre shumë pikëpyetje. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama mori përsipër vet të komentonte rastin duke e kthyer tragjedinë e humbjes së jetës së një njeriu në çështje politike. I pyetur mediat për këtë rast Edi Rama deklaroi se “QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie”. Rifat Lalo është vëllai i ish-deputetit të PD dhe diplomatit Vili Minaroli. Me që i ndjeri është vëlla i një ish-deputeti të djathtë, për kryeministrin Edi Rama ankesat e familjarëve janë politike. Ky mesazh jo njerëzor që Edi Rama dha në media, ka shërbyer më pas për inkurajimin e policisë që të nisë procedimin penal. Dhe policia nisi dje procedimin duke regjistruar një akt sa skandaloz, aq dhe fyes për dinjitetin njerëzor.

 

Në çdo rrethanë tjetër, kur kemi një jetë të humbur dhe akuza nga familjarët nis verifikimi për institucionet që ofrojnë shërbimet. Por kryeministri Edi Rama dhe institucionet që ai drejton kanë vendosur të përmbysin çdo ligj dhe rregull etik duke sulmuar familjarët. Akti i Policisë së Shtetit, të urdhëruar nga Edi Rama, tejkalon çdo normë etike dhe morale të shoqërisë. Nuk mund të çosh policinë në shtëpinë ku ka mort dhe që u ankua për shërbimin në spital. Mesazhet që i jepen shoqërisë më gjeste të tilla janë të frikshme dhe të kujtojnë vetëm kohën e diktaturës. Kryeministri po i thotë shqiptarëve që nuk duhet të kritikojnë shëndetësinë dhe qeverinë e tij, sepse do të arrestohen dhe shkojnë në burg. Kaq gjë bënte dhe regjimi i Enver Hoxhës kur të arrestonte nëse thoshe se në spitale nuk ka shërbim apo mjekët marrin para. Këtë gjë po bën dhe Edi Rama.

Për të ruajtur imazhin e qeverisë së tij, që pas tetë viteve njeh vetëm dështime, është gati të shkel ligjet dhe të përdhosë dhe kodin zakonor shqiptar të vdekjes duke çuar në prokurori dhe të afërmin e viktimës që vdiq në spitalet e Rilindjes. Mesazhi që Rilindja dhe kryeministri u jep qytetarëve është makabër; vdisni dhe mos hapni gojën të ankoheni. Sjellja jo njerëzore e qeverisë gjatë pandemisë bëhet edhe më alarmante me nismën e fundit të kryeministri për bërjen e vaksinave vetëm për personalitetet. Kjo ndarje në klasa e shoqërisë, ku Edi Rama merr rolin e Zotit dhe cakton se kush është personalitet në shoqëri, kush do jetojë dhe kush do vdesë është një nismë e turpshme që nuk ka lidhje me shoqërinë moderne. Është një marrëzi që na turpëron si komb dhe na tregon se në 30 vite asgjë nuk ka ndryshuar. Me ndarjen në klasa të shoqërisë për vaksinimin, mund të krahasohemi vetëm me Korenë e Veriut komuniste. Edhe atje, si Rilindja në Tiranë dhe Vlorë, ka nisur vaksinimi vetëm për personalitetet dhe kuadrot e partisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...