Qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë të mërkurë për të shtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listën e tyre të vendeve nga të cilat ata do të heqin kufizimet e udhëtimit, si masa anticovid, për udhëtarët, thanë diplomatët e BE.
Ambasadorët nga 27 vendet e BE miratuan shtimin e ShBA-së dhe pesë vendeve të tjera mes të cilave dhe Shqipëria, me ndryshimin që do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.
Pra, Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen te "lista e gjelbër", ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen me një kërkesë për reciprocitet të hequr.
Vendet e BE rekomandohen gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për tetë vendet aktuale në listë - Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.
Vende individuale të BE-së ende mund të zgjedhin të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine. / Reuters