KE publikon listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e COVID për të uddhëtuar.
Pas një rishikimi nën rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme të COVID për udhëtimet jo-thelbësore në BE, Këshilli Evropian azhurnoi listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe sipas rastit të azhurnohet.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta: Shqipëria, Australi, Izraeli, Japonia, Liban, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit
Kufizimet e udhëtimit duhet gjithashtu të hiqen gradualisht për rajonet e veçanta administrative të Kinës Hong Kong dhe Makao. Kushti i reciprocitetit për këto rajone të veçanta administrative është hequr.
Nën kategorinë e entiteteve dhe autoriteteve territoriale që nuk njihen si shtete nga të paktën një shtet anëtar, kufizimet e udhëtimit për Tajvanin gjithashtu duhet të hiqen gradualisht.
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimet e këtij rekomandimi.
Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021. Ato mbulojnë situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19, si dhe besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion. Reciprociteti gjithashtu duhet të merret parasysh rast pas rasti.