Shokon Policia Kufitare greke: Qytetarët të kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët shqiptarë nuk lejohen

Diel, 20 June 2021 10:46

 

Çuditë me vendimet e Greqisë në lidhje me doganën kufitare me Shqipërinë nuk kanë të sosur edhe pse shteti helen është një nga vendet e BE-së që votuan pro heqjes së kufizimeve të Covid-19 ndaj Shqipërisë. Drejtoria e Policisë Kufitare greke ka dhënë me tepër detaje në lidhje me hapjen e kufirit, që prej ditës së djeshme 19 qershor 2021.

“Aeroporti i Athinës Elefterios Venizelos, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë, me kuota përkatëse 1500 dhe 250 persona në ditë”. Po ashtu një vendim i çuditshëm është fakti se autobusët e linjave shqiptare nuk lejohen, pasi dogana deklaron se nuk ka marrë ende qarkoren për hapjen e kufirit, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare Udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke. Kurse porti i Sarandës mbetet i mbyllur për të gjitha anijet e linjave me Greqinë, ndërsa Kapshtica përpunon vetëm 400 punëtorë sezonalë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...