Shteti i diktaturës, 2429 shqiptarë janë përgjuar!

Tuesday, 24 Prill 2018 09:39

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë përgjuar me vendim gjykate gjatë vitit të kaluar në kuadër të hetimeve penale të zhvilluara, megjithëse numri total i personave të mbajtur në përgjim është ulur në krahasim me 2016 .

Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme të paraqitur në kuvend thuhet se gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake. Këto përgjime, sipas prokurorisë janë aplikuar në lidhje me 723 procedime penale të hetuara nga të cilat 204 prej tyre në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda.  

Më konkretisht, bazuar në këto praktika të autorizuara nga gjykata, sipas prokurorisë është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. 

 Krahasuar me vitin paraardhës 2016, prokuroria ka kryer rreth 400 raste përgjimi më pak gjatë vitit 2017.

Siç bën të ditur prokuroria, në kuadër të këtyre përgjimeve gjatë vitit 2017 në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin ose ndalimin e 475 personave të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe e vepra të tjera.  

Në disa raste përgjimet kanë shërbyer edhe për marrjen e informacionit dhe mbi bazën e të dhënave të përfituara gjatë interceptimit, është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesisht për veprën penale të korrupsionit të personave që kryejnë funksione publike./oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...