Vettingu/ Avokatja e Altina Xhoxhaj sqaron pasurinë e gjyqtares së Kushtetueses

Tuesday, 24 Prill 2018 09:58

Paraditen e së hënës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, zhvilloi seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Komisioni pretendoi se Altina Xhoxhaj ka fshehur pasurinë dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti, duke u kthyer kështu në “viktimën” e radhës në procesin e vettingut.

Menjëherëpas kësaj  në media qarkulluan lajme për pasurinë e saj e cila ishte 2-fishuar gjatë dekadës së fundit. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe avokatja e Xhoxhajt, e cila ka sqaruar se klientja e saj e ka deklaruar pasurinë e saj.

Ne emër te Anëtares se Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, përfaqësuesja e saj në këtë proces Av. Shehi shpjegon ne interes te kujtdo qe është i interesuar:

“Duke marre shkas nga informacioni i pasakte i publikuar ne media, dhe ne respekt te interesit te publikut, eshte me vend te qartesohet se bazuar ne te dhenat, dokumentet dhe shpjegimet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasuria e vetme qe ka blere me te ardhurat e saj Anetarja e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, pas 24 vjetesh pune, eshte vetem 1/2 pjese e nje apartamenti prej 59 m2 te ndodhur ne Ishem, Durres, dhe 1/2 e truallit perkates prej 220 m2 nen dhe rreth ketij apartament (trualli eshte blere nga ALUIZNI sipas llogaritjes se bere prej ketij instituticioni).

Duhet qartesuar se pasuria apartament prej 100 m2, qe ndodhet ne nje zone jo preferenciale te Tiranes, eshte shlyer plotesisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit per deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e te ardhurave me deklarimet e bera nisur nga viti 2003. Ne procesin e regjistrimit ne ZRPP, 1/2 e ketij apartamenti eshte regjistruar edhe ne emer te Altina Xhoxhaj ne vitin 2011, si bashkepronesi e dhuruar nga Bashkejetuesi me te cilin ka dy femije.

Te ardhurat e Altina Xhoxhaj, gjate viteve 2003-2016, kane qene ne shumen 23,489,113 Leke, dhe te ardhurat e Bashkejetuesit e saj, vetem per vitet 2003-2016, jane ne shumen 25,426,907 Leke; keto te ardhura bashke me te ardhurat e gjeneruara nga te dy bashkejetuesit para vitit 2003 kane mbuluar investimet e mesiperme dhe kursimet ne formen e depozites te deklaruara nga Zj. Xhoxhaj ne shumen ~ 30.000 USD.   

Publikimi ne media i informacioneve te pasakta nga moskuptimi i shpjegimeve te dhena ne seancen degjimore date 23.04.2018 para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, nuk ndihmon procesin e vendimmarrjes se KPK dhe as permiresimin nepermjet ketij procesi te besimit te publikut tek gjyqesori.”

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...