Refugjatët së shpejti në Shqipëri

E Enjte, 26 Prill 2018 14:26

Rruga që ndiqnin refugjatët përmes Serbisë për Europën Perëndimore pothuajse është e pakalueshme. Arsye kjo që i ka shtyrë ata të devijojnë rrugën nëpër Bosnje e Hercegovinë. Refugjatët vijnë rreth gjysmë ore pas thirrjes së ezanit nga myezini. Për çdo ditë në orën 17.00 hapet bagazhi i automjetit dhe refugjatët që ndodhen në parkun përballë komunës, pranojnë ushqimin. Janë rreth tridhjetë persona, shumica të rinj, të cilët vijnë nga Algjeria dhe Maroku.

Nëpërmjet rrugës jugore, ata kanë arritur në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës. Rruga e ndjekur deri më tani është mbyllur në masë të madhe: Në vitet 2015 e 2016 qindra mijëra vinin përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, për në Austri.

Ndërkohë rruga tjetër ose jugorja është më ndryshe. “Nga Greqia për në Shqipëri kushton 400 euro, për t`i korruptuar zyrtarët”, rrëfen algjeriani Ahmed. “Nga Shqipëria e deri në Mal të Zi 200 euro, më tutje për në Bosnje Hercegovinë 100 euro. Nesër do të më marrë një trafikant dhe do të më dërgojë për në Kroaci për 200 euro”, vazhdon më tej Ahmedi për “Berliner Zeitung”. Përmes Serbisë është rrezik i madh. “Po që se hetohesh nga policia serbe, menjëherë futesh në burg për 14 ditë”, pohon 24-vjeçari.

Për këtë arsye, shumica e migrantëve e zgjedhin rrugën përmes Bosnje Hercegovinës, për të kaluar në territorin e BE-së. Shumica e tyre duan të shkojnë për Gjermani. Sipas Ministrisë së Brendshme boshnjake, shumica e tyre pohojnë se duan të shkojnë për në Europën Perëndimore, ndërsa vetëm një pakicë e vogël do të qëndrojë në Sarajevë.

Sipas kësaj ministrie, ata vijnë nga Algjeria, Pakistani, Maroko, Siria, Afganistani, Libia dhe Turqia. Ministri i Brendshëm boshnjak Dragan Mektiç ka deklaruar se gjendja nuk është alamrante, por se numri i migrantëve është në rritje e sipër.

Qendra strehuese në Delijash në afërsi të Sarajevës, pothuajse e stërmbushur. Aty, refugjatët pranojnë ushqim, përkujdesje mjekësore, arsimim dhe këshillim juridik. Bile disa nga ta janë strehuar edhe nëpër shtëpitë e boshnjakëve./Alb.info

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...