QSUT/ 1 mln dollarë për hemodializë edhe pse është me koncesion!!!

E Enjte, 26 Prill 2018 15:45

Dy vite më parë, qeveria akordoi plot 86 milionë USD për një koncesion, që do të mundësonte shërbimin e hemodializës në të gjithë vendin. Koncesioni u fitua nga një kompani e dyshimtë, e cila nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë, përveç pronësisë së një Bar-Kafe.

Megjithatë, shteti vijon të paguajë para duke bërë tenderë publik për hemodializën, krahas miliona eurove që ka dhënë për koncesionin.

Është mësuar se QSUT ka hapur dy tenderë për hemodializën, me vlerë 1 milionë USD. Institucioni i drejtuar nga Enkelejd Hoti kërkon të blejë barna dhe aksesorë për hemodializën. “Kërkohet të blihet solucion dhe aksesorë dialize për makinat Fresenius etj” thuhet në dokumentet e tenderit. Ndërkohë, fondi për këtë është 530 milionë lekë.

Tenderi i dytë është për “blerje barna për hemodializën në QSUT”, fondi për këtë tender është 500 milionë lekë. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është deri më 25 dhjetor 2018.

Por nëse barnat blihen nga buxheti i shtetit dhe shërbimi ofrohet po me fondet e shtetit, natyrshëm lind pyetja se çfarë funksioni ka koncesionari i cili ka përfituar plot 86 milionë USD.

Megjithë këto shuma të tenderuara, në dokumentet e koncesionit thuhet se procesi i dializës për të sëmurët me probleme në veshka mbulohet prej vitesh 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për rreth 900 pacientë që përfitojnë nga ky shërbim.

Mësohet se operatori ekonomik do të mbulonte ndërtimin e qendrave, pajisjen me aparaturat e dializës, bërjen funksionale të qendrave dhe pajisjen me personel mjekësor dhe staf mbështetës. Hemodializa është një proces të cilit i nënshtrohen personat që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave dhe konsiston në filtrimin e gjakut të pacientëve me pajisje jashtë trupit për të zëvendësuar veshkat që nuk funksionojnë.

Koncesionet në shëndetësi janë një gropë e madhe në buxhetin e shtetit. Deri më tani, qeveria ka dhënë mbi 350 milionë euro koncesione për check-up, hemodializën, laboratorët privatë dhe sterilizimin. Koncesioni i hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë u fitua nga Evita Shpk, një kompani me kapital 30 milionë lekë. Sipas BIRN, në nëntor 2016, 72.5 për qind e aksioneve të Evita Shpk iu shit përkundrejt një çmimi prej vetëm 160 mijë eurosh një kompanie guackë të quajtur ARIMO B.V. Kjo e fundit është e regjistruar në Hollandë, një vend që konsiderohet si parajsë fiskale pasi lejon kompanitë të regjistrohen aty me një administrator fasadë dhe me pronësi të fshehur./TPZ.AL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...