200 ha të mbjella dëm/ Qeveria nuk çon ujë në Rrogozhinë

E Enjte, 26 Prill 2018 16:12

Arsyeja se perse në treg ka domate italiane dhe jo prodhimet e serave apo fushave të Myzeqesë, fermerët e shpjegojnë me mungesën e vaditjes.

Në Lekaj të Rrogozhinës, 200 hektarë tokë nuk kanë ujë, sepse kanali kullues nuk është pastruar në kohë. Sipas fermerëve bordi i kullimit e nisi pastrimin e tij këto ditë ndërsa është tepër vonë.

Të paktën 200 hektarë tokë me të mbjella që po thahen në Lekaj të Rrogozhinës nga mungesa e ujit kanë alarmuar fermerët. Janë mbi 110 hektarë perime të cilat duhet të vaditen këto ditë.

Fermerët kanë përdorur teknologjinë e vaditjes me pika sipas udhëzimit të qeverisë, por ujë në kanale nuk ka. Ata thonë se kanë trokitur në çdo institucion për të lëshuar ujin, por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

“Tani që është koha për të lëshuar ujin qeveria po bën pastrime sipërfaqësore sa për t’u dukur. Jemi furnizuesit kryesor të tregjeve të Kavajës dhe Durrësit, por në këto kushte jemi të falimentuar, kjo është një nga arsyet pse tokat po ngelin djerrë dhe djemtë tanë po vjelin domatet e Fogias në Itali” shprehen fermerët.

Kanali që furnizon tokat e kësaj zone është i linjës Peqin-Kavajë. Në shumë segmente ky kanal është i papastruar duke e vështirësuar rrjedhjen e ujit.

Bordi i kullimit ka filluar ditët e fundit një pastrim, por koha në të cilën po bëhet është tepër e vonuar pasi fermerët thonë se nëse nuk i shkon ujë për 2 ditë prodhimet e tyre shkatërrohen./Tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...