Krim brenda familjes në Shkodër, 69-vjeçari masakron gruan me çekiç (Emri)

Premte, 27 Prill 2018 08:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës ku një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja është regjistruar në afërsi të lagjes së “Parrucëve”.

Paraprakisht mësohet se  auroti i krimit është shtetasi Bashkim Teli, i cili e ka vrarë gruan e tij brenda në ambientet e shtëpisë, nga ku e ka goditur me çekiç në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është identifikuar si Suzana Shemuni, 58 vjeç, e cila ishte gruaja e dytë e autorit. Ata kishin tre vite që jetonin me njëri-tjetrin. Çifti njihej si problematik dhe se kishin grindje të vazhdueshme mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes që çuan në krimin makabër.

Ndërkohë policia ka arrestuar 70-vjeçarin duke e shoqëruar në komisariat. 

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër. Ky person mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 10:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...