Detaje të reja nga vdekja e Ardit Gjoklajt. Inkriminohet Veliaj dhe kompania "3R"

Premte, 27 Prill 2018 16:18

Kompania “3R”, e cila menaxhonte landfillin e Sharrës, nuk i kishte bërë asnjë trajnim punonjësit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj, i cili u gjet pa jetë në vend-grumbullin e mbeturinave mëngjesin e 7 gushtit 2016. 

Kompania private, me administrator kreun e Partisë Socialiste në Peqin, Edurim Teqja dhe me bekimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka funksionuar në shkelje të plotë të rregullave teknike.

Të paktën kështu ka konstatuar raporti hetimor i kryer për llogari të hetimit.

plehra-web.jpg

Në raport thuhet se askush nuk ka shkuar për të kontrolluar mënyrën e punës në këtë kompani. Edhe Bashkia e Veliaj nuk ka ushtruar kontroll për mënyrë se si kompania “3R” po zbatonte kontratënb e lidhur me të, e cila ka treguar vëmendje edhe për situatat më të rëndomta me shitësit ambulatorë.

Askush nuk do të mësonte të vërtetën e punësimit skandaloz pranë kompanisë “3R” nëse, në mesin e gushtit 2016, Ardit Gjoklaj do të vdiste, i shtypur nga një mjet i rëndë përpunues mbeturinash. 

Vdekja e tij u hetua nga Prokuroria e Tiranës. Në dosje rezulton tërësisht e provuar se kompania administruese ka shkelur të gjithë rregullat ligjorë dhe teknikë në rastin e Ardit Gjoklaj. Por, për fat të keq, “3R” e Edurim Teqjas nuk është penalizuar në asnjë lloj forme, pavarësisht ngjarjes tragjike.

Prokuroria e Tiranës ka faktuar se Ardit Gjoklaj, ndonëse ishte i veshur me uniformën e punës që kanë punonjësit në këtë punë (ka pasur të veshura kominoshe dhe doreza, kepucë pune), nuk figuron të jetë pjesë e listës së punëtorëve që kanë marrë instruksion.

Gjithashtu, 17-vjeçari nuk është pjesë e listëpagesës së sigurimeve shoqerore dhe shëndetësore. Kështu Ardit Gjoklaj, duke mos qenë pjese e listës së punëtoreve që shoqëria “3 R” sh.p.k ka, automatikisht ai nuk figuron të jetë i pajisur me rregullat e sigurimit teknik në pozicionet e punës.

Pra, Ardit Gjoklaj është punësuar në të zezë dhe nuk ka marrë asnjë trajnim për mënyrën se si duhet të punojë në një sektor të vështirë dhe me rrezik të lartë për jetën dhe shëndetin. Kompania, dukshëm, nuk e ka parë të arsyeshme që ta regjistrojë si të punësuar dhe aq më tepër të merrte masat për sigurinë e tij.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...