Flet bashkëpunëtori i vrasjes së Agim Bucit: Më tha hajde me mua...

Saturday, 28 Prill 2018 12:29

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale që tronditi mbarë opinionin publik, ku u vra shtetasi Agim Buci gjatë një tentative grabitjeje në minimarket e tij.

Një ditë më parë, policia zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy autorët e krimit, Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, ndërsa Report Tv mëson sot se polumbarët vijojnë kërkimet në Lumin e Tiranës për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.

Gjithashtu, burimet i thanë Report Tv se të dy autorët kanë pranuar krimin para policisë.

 Nga hetimet bëhet e ditur se plani për grabitjen e marketit, ku u vra 52-vjeçari dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita Buci, është ideuar nga Vladimir Kurti, i cili jeton pranë banesës së familjes Buci, në rrugën ‘Beslidhja’, në Kamëz.

Mësohet se 28-vjeçari e kishte piketuar dyqanin e familjes Buci, pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja, pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti.

Pas kësaj, i riu ka kërkuar dhe ndihmën e shokut të tij, Rruzhdi Hode, i cili jeton në periferi të Kamëz, ku ky i fundit kishte si detyrë të mbështeste Kurtin në veprime dhe të bënte transportin me mjetin e tij Volswagen.

“Ladi më tha hajde me mua, marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë, nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”, mësohet të ketë thënë Hode para uniformave blu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...