Vrau gruan, shkodrani në gjykatë: Më kërkonte lekët e pensionit

Diel, 29 Prill 2018 10:44

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën “arrest me burg” pa afat për Bashkim Telin, 69 vjeçarin që vrau pak ditë më parë gruan e tij të dytë, Suzana Shemuni n. Gjatë seancës të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Teli ka shfaqur çrregullime teksa dëshmonte. Ai ka thënë se e ka vrarë gruan e tij sepse ajo i kërkonte shpesh herë llogari për pensionin.

Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa herë ia kam dhënë, ndërsa këtë herë nuk doja t’ia jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas na humbi kontrolli dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa”,- dëshmoi ai.

Prokurori Vat Staka kërkoi arrest me burg pa afat për shtetasin Bashkim Teli, ndërsa avokati i caktuar kryesisht Agim Martini e la në dorë të gjykatës. Gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bashkim Teli dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Autori dyshohet se ka probleme psikike, kjo nga sjellja aspak normale e tij në sallën e gjyqit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...