Pse iu dogj makina pedagogut në Elbasan, dyshohet për korrupsion

Hënë, 30 Prill 2018 09:11

I digjet për herë të dytë makina pedagogut në Elbasan, dyshohet për korrupsion me provimet e studentëve. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen “Qemal Stafa”, ku pedagogu Arben Haxhiymeri e kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 484 FG para pallatit ku ai banon.

Flakët, të cilat dyshohet se kanë qenë të qëllimta në drejtim të mjetit, kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit. Mësohet se ka qenë vetë pedagogu, i cili ka lajmëruar Policinë për ngjarjen. Makina është djegur pjesërisht, ndërsa në vend mbërritën edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Nga pamja e disa kamerave rreth vendit të ngjarjes është parë një person, i cili e ka spërkatur me benzinë makinën dhe më pas i ka vënë flakën. Nuk është hera e parë që pedagogut në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” i digjet mjeti i tij.

Rreth një vit më parë atij iu vu flaka në mjet, sërish në orët e vona të natës, dhe Policia ende nuk ka një autor për atë ngjarje. Edhe pse për të dyja rastet janë shoqëruar persona të dyshimtë që mund t’i kenë vënë zjarrin makinës së profesorit, deri më tani nuk ka asnjë autor të ndaluar. Madje, asokohe ai u paralajmërua në formë anonime se nëse do të tentonte të blinte makinë, atij sërish do t’ia digjnin.

Dyshohet se profesori 62- vjeçar, Arben Haxhiymeri, të jetë i përfshirë në korrupsion sa i përket provimeve të studentëve. Policia bëri të ditur se kjo është ndër pistat kryesore të hetimit. Gjithashtu një pistë tjetër është ajo që pedagogu nuk ka dhënë notë kaluese në ndonjë provim dhe si hakmarrje ndaj tij mund t’i jetë djegur mjeti.

Por edhe pse dyshimet janë të forta, deri më tani nuk ka asnjë fakt që ta vërtetojë se mjeti është djegur për hakmarrje ndaj profesorit. Policia është duke shfletuar tashmë edhe te studentët e ngelur nga ana e tij, ku nuk përjashtohet mundë- sia që disa të dyshuar prej tyre të merren në pyetje.

Një prej pistave të tjera të Policisë është edhe ndonjë hakmarrje ndaj bashkëshortes së pedagogut, e cila është dekane në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe mund të jetë e përfshirë gjithashtu në afera korruptive me studentët e saj.

Policia i ka marrë të dy në pyetje, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se çifti i bashkëshortëve kanë pohuar se nuk kanë konflikt me asnjë person, aq më tepër me studentë. Profesor Arben Haxhiymeri është person i njohur në Elbasan, pasi ka më shumë se 40 vjet që ushtron profesionin e pedagogut në universitet. /Panorama/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...