Detaje të reja për shqiptarin e ekzekutuar në Francë, u vra nga fqinji

Hënë, 30 Prill 2018 08:46

Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës u ekzekutua nje shqiptar nga Gjakova. Ai është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach.

Burime nga albinfo.ch, bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, i cili ka gjetur ne France prej 19 vjetesh, ndërkohë qe autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur.

Shqiptari nga Kosova kishte dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova dhe punonte në ujësjellës Fqinjët dhe familjarët për albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh. Algjeriani e ka qëlluar në gjoks, dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.

Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, i kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 09:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...