I moshuari i shtrirë në mes të rrugës, qeni i shpëton jetën (video)

Hënë, 30 Prill 2018 17:16

Nuk thonë kot se qeni është miku më i mirë i njeriut. Kjo kafshë endacake që shikoni në ekran është e para që ka rendur të kërkojë ndihmë pasi ka parë padronin e saj të bjerë nga stoli në tokë, pa ndjena. E gjithë ngjarja është regjistruar me celular në afërsi të kryqëzimit të “Ali Demit” në Tiranë.

Qeni ka rendur sa në të majtë e në të djathtë duke u lehur fort kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve për tu ndaluar dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit që ndodhej pa ndjenja në tokë. Të lehurat e tij kanë tërhequr vëmendjen e një gruaje që është afruar pranë personit të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe menjëherë i ka telefonuar policisë. Një patrullë me dy efektivë ka mbërritur në pak minuta dhe menjëherë i është kërkuar ndihmë urgjencës mjekësore.

Dy efektivët e patrullës kanë ofruar ndihmën të parët duke përdorur mjete rrethanore në tentativë për të përmendur të moshuarin, i cili edhe pse merrte frymë nuk shfaqte asnjë reagim.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe kalimtarë të rastit në pritje të ardhjes së autoambulancës.

Mjeti i ndihmës së shpejtë ka mundur të mbërrijë në vendngjarje pas 20 deri në 25 minutash nga momenti i lajmërimit, ndikuar kjo edhe nga trafiku i madh që krijohet në mesditë në kryeqytet.

Mjekët e kanë marrë të moshuarin endacak dhe e kanë transportuar drejt urgjencës më të afërt. Dyshohet se shkak i humbjes së ndjenjave mendohet të jetë konsumimi tej normave i alkoolit që mund të ketë çuar në komplikacione të rënda kardiake./ballkanweb.com

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...