Romët e Elbasanit “ia përplasin në fytyrë” të vërtetën Zyrës së Punës: S’keni punë për ne

Hënë, 30 Prill 2018 18:29
Romet ne Shqiperi Romet ne Shqiperi

Komuniteti i romëve në vendin tonë fakteqësisht has probleme të mëdha.

Papunësi, mungesë strehimi, mungesë e përkujdesjes shëndetësore apo edhe me shkollimin e fëmijëve. Por përveç këtyre problemeve, romëve u duhet të zgjidhin edhe problemin e  punësimit, pasi  në  Zyrat e Punës  ata ndjehen të përjashtuar.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara në takimin me temë “Punësimi i romëve dhe egjiptianëve përmes programit te nxitjes se punësimit” në Elbasan  përfaqësues të këtij komuniteti kanë lëshuar një lumë akuzash ndaj Zyrës Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ilirjan Berati, një prej përfaqësuesve të njohur të komunitetit rom në Elbasan ka bërë një panoramë të problematikës me të cilën përballet jeta e tij dhe e komunitetit rom në Elbasan , komunitet që popullon një pjesë të madhe të lagjes ” 5 Maj” në këtë qytet dhe jo vetëm. Aktualisht asnjë pjesëtar i komunitetit rom nuk është i punësuar dhe po kaq dramatike është situata edhe përsa i takon rekrutimit të tyre në procesin e formimit profesional. Elbasani ka një Qendër Formimi Profesional ku ndër 879 kursantë nuk ka asnjë rom dhe egjyptian.

Më skandaloze sesa kaq situata nuk ka qenë kurrë më parë me pjesëtarët e komunitetit Rom në Elbasan. Madje përfaqësuesit e tyre shprehen se kohët e fundit ndaj tyre është shtuar pesha e diskriminimit. Një deklaratë të tillë romët e kanë bërë para Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gjadja.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 18:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...