Përjashtohen nga tenderët 14 subjekte, mashtruan me dokumentet dhe nuk respektuan afatet e kontratave

Tuesday, 01 May 2018 12:50


Agjencia e Prokurimit Publik bëri të ditur se ka përjashtuar të paktën 14 operatorë gjatë vitit të kaluar, të cilët nuk lejohen të marrin pjesë në tenderë për një afat të caktuar.
Referuar shifrave zyrtare, janë të paktën 13 subjekte private që përjashtohen nga tenderët e zakonshëm dhe një tjetër nga koncesionet apo Partneritetet Publike Private. Arsyet që kanë cuar në këtë përjashtim janë nga më të ndryshmet por më tipiket janë keqinformimi përmes dokumenteve të pasaktë, si dhe mosrespektimi në kohë i detyrimeve kontraktuale.
Kështu të paktën gjashtë peratorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të keqinformimit, nëpërmjet paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme. Një operator është përjashtuar nga koncesionet po për arsye të të dhënave të rreme, kurse shtatë operatorë të tjerë nuk kanë mbyllur punimet apo shërbimet sipas kontratës së nënshkuar me autoritetin kontraktor respektiv.
Në fakt, kërkesat e bëra nga autoritetet kontraktore për përjashtim të subjekteve nga tenderët kanë qenë dukshëm më të larta sesa numri i atyre që janë lënë vërtet jashtë. Konkretisht, gjatë vitit 2017, janë marrë në shqyrtim 58 propozime për përjashtimin e operatorëve ekonomikë.
Për të paktën 28 operatorë ekonomikë, APP nuk ka nisur procedimin administrativ, pasi kërkesa e paraqitur nga propozuesit është konsideruar me dokumentacion të pamjaftueshëm dhe paargumentuar për të filluar procedimin administrativ, apo në disa raste ju është kërkuar edhe plotësim i dokumentacionit, sipas kushteve të nenit 13/3 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Përprokurimin publik”, i ndryshuar.
Të përjashtuarit e vitit 2017 përbëjnë edhe numrin më të madh të atyre që janë ndaluar nga pjesëmarrja në tenderë ndër vite. Kështu për vitin 2016 të përjashtuar ishin vetëm gjashtë operatorë, ku pjesën më të madhe të përjashtizmeve e zenë ata që nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale, dy nuk kanë deklaruar të dhëna të sakta dhe një tjetër në zbatim të vendimit të Gjykatës.
Në vitin 2015 dhe 2014 numri i të përjashtuarve nga tenderët është respektivisht 6 dhe 12.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...