Studimi i University of British Columbia: Sipas meshkujve, drejtueset brune më kompetente në drejtim

Tuesday, 01 May 2018 12:58

Meshkujt gjithnjë i kanë gjykuar drejtueset femra si shumë ambicioze në mënyrë agresive dhe nepotike në objektivat e tyre. Dhe sipas një studimi të ri, ngjyra e flokëve ndikon në mënyrën se si meshkujt i gjykojnë femrat drejtuese.
Brunet perceptohen si më kompetente. Në tre studime, kërkuesit e University of British Columbia, Dr. Jennifer Berdahl dhe Dr. Natalya Alonso, vëzhguan më shumë se 100 meshkuj për të parë se si i perceptonin femrat drejtuese bionde dhe brune. Edhe pse meshkujt i vlerësuan si biondet dhe brunet njësoj sa i përket atraktivitetit, kur bëhej fjalë për aftësitë, brunet shiheshin si më kompetente.
Kur meshkujve iu shfaq e njëjta grua, por me ngjyrë flokësh të ndryshme, ata menduan se versioni biond ishte më pak kompetent dhe i pavarur.Ironia: femrat bionde janë të mbipërfaqësuara në nivele drejtuese në kompani krahasuar me femrat brune – e njëjta gjë vlen edhe për meshkujt me flokë të hapur.
Kërkuesit gjetën se, edhe pse vetëm rreth 2% e drejtuesve meshkuj të Fortune 500 ishin biondë, 48% e drejtueseve të kompanisë S&P 500 dhe 35% e senatoreve në Shtetet e Bashkuara ishin bionde.Pjesa më e madhe e meshkujve mendonin se femrat brune në rolin e një drejtuese apo senatore do të ishin më kompetente se biondet. Fakti që pjesëmarrësve në studim iu shfaq i njëjti person me ngjyrë flokësh të ndryshme, tregon se sa subjektiv janë ata në gjykimin e tyre,
Por kjo nuk do të thotë se femrat brune nuk u gjykuan negativisht. Kur meshkujve iu kërkua të gjykonit të njëjtat në bazë të mënyrës së udhëheqjes, ata i penalizuan njëzëri brunet për mënyrën se si e udhëhiqnin ekipin e tyre. Në këtë pikë, biondet morën vlerësim pozitiv.Kur meshkujt dëgjuan fjalët “stafi im e di se cili është shefi” nga një brune, e vlerësuam më pak tërheqëse dhe miqësore. Po kur një bionde i kërkua të thoshte të njëjtën gjë, ajo u perceptua më e ngrohtë dhe tërheqëse.
“Të dhënat tona sugjerojmë se femrat bionde jo vetëm perceptohen se janë më të reja se brunet, por edhe si më pak të pavarura dhe të gatshme të marrin një qëndrim krahasuar me brunet apo meshkujt” – shkruan Berdahl.Sido që të jeni, bionde apo brune, kërkimi tregon se gjithsesi ju do të gjykoheni për paraqitjen tuaj.
Burimi: The Ladders

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...