Kush është Dorosamento, i forti i Lezhës

E mërkurë, 02 May 2018 09:48


Mbrëmjen e djeshme pas një përplasje me armë zjarri në Lezhë mbeti i plagosur një 44 vjeçar.

Sot zbardhet dinamika e ngjarjes, ndërsa vihet në pranga edhe një autor i dyshuar.

Dorosamento Gjeta, 26 vjeç, banues në Lezhë u arrestua nga policia për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" si edhe "Plagosje e rëndë me dashje”.

Në lidhje me këtë ngjarje u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone" dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale "Kanosja" "Dëmtime të tjera me dashje ".

Sipas policisë pasditen e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën.

Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...