Qeni sulmon për vdekje 58-vjeçarin në Elbasan

E mërkurë, 02 May 2018 09:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 58-vjeçar është sulmuar nga një qen i racës “Pitbull”.

Rifat Bajrami edhe pse është dërguar menjëherë në spital ai ka ndërruar jetë në orët e vona të natës.

Ai është sulmuar nga qeni vetëm pak ditë më parë, ndërsa nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.

Ndërkohë sikur të mos mjaftojnë incidentet e shpeshta pothuajse çdo ditë shikon rrugëve të qytetit të Elbasanit me dhjetëra të rinj e të reja, madje jo rrallë edhe fëmijë me qen të mëdhenj dhe të racave bastarde, që shëtisin dhe snobojnë nëpër rrugët e qytetit dhe Bulevardin “Aqif Pasha”, pa u vënë maska kafshëve që mbajnë.

Por edhe pse qentë e racave kanë krijuar incidente askush nuk ka marrë masa të mirëfillta për të evituar një problematikë të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...