Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit në Durrës.
Sipas nëndrejtorit të spitalit të Durrësit, Genti Kavaja fëmija ka mbërritur në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Gjithsesi mjeku tha se s’mund të thuhet asgjë deri në fund të hetimeve.
Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur një grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve”, ka deklaruar nëndrejtori i spitalit të Durrësit.
Fëmija ka qenë duke ngënë në kopësht, në momentin kur i kanë nisur komplikimet e para. Ndërsa po hante supë i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes.