Gjykata e Kumanovës e dënoi me burgim 6 vjet autorin e vrasjes së 6-vjeçarit Almir Aliu. Boban Ilic u dënua me 6 vite, ndërkohë I ati I Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj burg, Sami Demiri me 9 muaj dhe Abdulla Aliu me po 9 muaj heqje lirie.
“Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”- tha avokati mbrojtës i familjes së vogëlushit që u shtyp me makinë për vdekje.
Boban Ilic ishte akuzuar më përpara për “vrasje” për rastin e Almirit, pas rikualifikimit të veprës akuzohet për “vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion”, që si dënim parashikon burg nga 4 deri 20 vjet.
Ndryshimi i akuzës shkaktoi reagime të shumta dhe protesta popullore në Shkup.