Ka reaguar Federata Panshqiptare në Amerikë në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri nga vendosja e taksës në Rrugën e Kombit.
Në një njoftim, Vatra ka konfirmuar mbështetjen për kuksianët dhe të gjithë protestuesit dhe i bën thirrje qeverisë të mos e përdorë trupën policore për kuksianët e vuajtur , por kundër mafiozëve që kanë zaptuar të gjitha institucionet shqiptare.
‘Anullimi i menjëhershëm(dhe jo pezullimi) i kësaj takse, rishikimi i sistemit të taksimit në tërësi, ulja në bisedime me qytetarët(dhe jo biseda tip shoë në ekrane televizive) dhe ndërmarrja e projekteve konkrete për rimëkëmbjen ekonomike të Kukësit dhe vendit në tërësi, si dhe ndërprerja e cdo presioni policor mbi popullatën; janë rruga e vetme për të dalë nga kriza.’-ka shkruar VATRA