Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar uljen e tarifës së telefonisë fikse.
AKEP sygjeron që Albtelecom dhe Telecom Albania të aplikojnë një tarifë prej 1.29lekë/minutë deri më 30 gusht 2018 dhe më 1 shtator të aplikojë uljen e parë duke e çuar në 1 lekë/minutë.
Faza e dytë e rishikimit të tarifave pritet që të bëhet në 1 janar 2019 dhe do të jetë 46 për qind në raport me tarifat aktuale që do të jenë në fuqi deri në gusht 2018.