Një tren i linjës hekurudhore Durrës-Shkodër ka ‘mbetur në mes të rrugës’ për rreth 3 orë. Arsyeja: nuk kishte karburant!
Ngjarja e cuditshme ka ndodhur në fshatin Murqinë pranë Fushë-krujës.
Pasagjët u shprehën se qëndruan për 3 orë në pritje dhe pasi panë se askush nuk po interesohej për ta, u larguan për të gjetur të tjerë mjete për të vazhduar udhëtimin.