×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Tenderi për vendburimet e naftës, kinezët shfaqen në terren pa u shpallur fitues

E Enjte, 05 Prill 2018 21:29

Një vit pasi prishi marrëveshjet hidrokarbure me konçensionarët e tre vendburimeve ekzistuese për prodhim dhe nxjerrje nafte, në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shpalli sërish tenderin për t’i dhënë sërish tek privati këto vendburime.

Përmes një urdhëri që mban firmën e ministrit Damian Gjiknuri, kompania Albpetrol autorizohet të ndjek procedurat për të lidhur marrëveshje të reja për këto tre vendburime të naftës. Dokumenti saktëson se kompanitë e interesuara për të marrë në dorëzim vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë kanë afat për të aplikuar pranë Albpetrol deri në 31 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të ministrisë aplikimet do të kalojnë në lupën e një grupi të posaçëm negociatorësh që do të ngrejë kompania Albeptrol, me përfaqësues të ministrisë së energjisë. Por vetëm pak ditë pas datës së mbylljes së afatit të dorëzimit në Gorisht të Vlorës janë shfaqur përfaqësuesit e kompanisë kineze, Shandong Kerui Petroleum Equipment Co Ltd.

Siç shikohet në foton ekskluzive të siguruar nga Tpz.al edhe pse nga Albpetrol nuk jepet një fitues i tenderit, kinezët janë interesuar pranë vendburimit të Gorishtit për ecurinë e punëve duke lënë të nënkuptuar se janë ata fituesit.

A kemi një fitues të paracaktuar nga Albpetrol për Gorishtin, apo kompania kineze është duke bërë presion për tu shpallur ajo fituese?

Ditët në vijim do të shohim se kush do të jetë kompania që do të shfrytëzojë burimet natyrore në Gorisht të Vlorës, ndërsa do të  bëjmë transparencë edhe për lidhjet e saj me shqiptarët

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...