Pirgje të mëdha leshterikësh. Lodrat argëtuese të bizneseve private dhe shites ambulant të ngado. Është ajo çka ofron e vetmja shëtitore në qytetin e Durrësit. “Taulantia” e ka humbur funksionin e saj dhe se po shkon drejt degradimit të plotë. E përqëndruar vetëm në investimet të rrugeve, bashkia ka lënë në harresë shëtitoren. Investimi në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit bregdetar mungon. Qytetarët thonë se këtu asgjë nuk ngjan me shëtitore, për shkak të gjendjes kaotike në të cilën ndodhet. Hera e fundit që është investuar ka qenë ajo e vitit 2010. Kjo ka bërë që infrastruktura të shkojë drejt rrënimit të plotë, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.