“Italia i përbuz mafiozët, në Shqipëri qeveria drejton me votat e tyre”

Saturday, 24 November 2018 15:14

Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai që ka kërkuar sot arrestimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.  Sipas tij strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjësuar demokracinë në vend. Salianji shton gjithashtu se shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon!

 Deklarata e Ervin Salianjit

Dosja 339, e cila i ka shfaqur publikut bashkëpunimin e qeverisë me bandat për të mbajtur pushtetin me çdo mjet, është dëshmia sesa larg Europës po na mban Edi Rama.  Dje, në Itali, zëvendëskryeministri Luigi di Maio, refuzoi të shkojë në një takim elektoral, sepse kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e bosit të mafias, Provenzano, duke kërkuar nisjen e dialogut me familjet mafioze.

“Ky është një koncept shumë i rrezikshëm. Duke bërë një foto të tillë, po i jep mesazh bashkëpunues botës së krimit. Ato vota nuk i duam, i përbuzim! Shteti nuk mund të ketë afrimitet me këta persona”- u shpreh zëvendëskryeministri italian.

Po dje, pak orë më vonë, në Tiranë, kryeministri Edi Rama u tregoi shqiptarëve se bashkëpunimi me krimin e organizuar në fushatë elektorale është normalitet politik, që as nuk duhet të vihet në diskutim. “Në fushatë nuk pyetet për biografinë dhe për dëshminë e penalitetit.”- tha kryeministri i Shqipërisë për t’i dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, simbolit të bashkëpunimit me krimin e organizuar në fushatë elektorale.

Kontrasti është i qartë: në Itali është një qeveri që refuzon vota nga të afërmit e mafiozëve, në Shqipëri është një qeveri që drejton vendin me votat e mafiozëve dhe të krimit të organizuar.  Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!

Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, për të asgjësuar demokracinë në vend.

* Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe bandën e Durrësit.

* Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes,

* Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga janë shembujt më flagrantë të strategjisë kriminale të Edi Ramës që shet si normë qytetarie bashkëpunimin me krimin më zgjedhje.

Shumica e shqiptarëve e refuzojnë këtë model, prandaj prokuroria duhet të avancojë me dosjen 339, të arrestojë Vangjush Dakon!

Për krimin e blerjes së votave në bashkëpunim me krimin nuk mund të ketë më falënderime për krimin! Shqiptarëve u duhet standardi italian i përbuzjes së votave që siguron krimi. Ky është thelbi pse vendi ynë refuzohet prej 5 vjetësh në familjen europiane!​

Modifikuar më Saturday, 24 November 2018 17:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...