Një atak kardiak ka qënë arsyeja e vdekjes së Erjon Bushit, 38-vjeçarit që vuante dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.
Bushi ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë. Drejtoria e Burgjeve sqaruar se arsyeja e vdekjes ka qenë ataku kardiak, dhe pavarësisht dërgimit në spital ai nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes.
38-vjeçari ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti.