Detaje/ Si u kapën dy grekët që transportonin drogë nga Shqipëria

Tuesday, 29 May 2018 16:21

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i policisë greke e cila sekuestroi 200 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Nga ana e saj policia shqiptare bën me dije se jane sekuestruar rreth 198 kilogramë kanabis në Igumenicë e cila kishte hyrë përmes kufirit shqiptar dhe janë vënë në pranga dy grekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Livadhjasë, Sarandë gjatë patrullimit në kufirin jeshil, nëpërmjet mjeteve logjistike kanë konstatuar disa persona të cilët po transportonin çanta të dyshuara me lëndë narkotike në drejtim të piramidave P.51 e P.52.

Menjëherë Policia Kufitare e Livadhjasë ka kontaktuar me Policinë e Igumenicës, të cilët janë vënë në lëvizje duke mbajtur në monitorim zonën.

Ndërkohë nga ana e Shërbimeve të Stacionit të Livadhjasë u organizuan shërbime si dhe krehje territori në bashkëpunim edhe me grupin operacional.

Falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Dhafni” Filat, Policia e Igumenicës ka kapur 2 shtetas grekë, konkretisht E.K., 50 vjeç banues në Trikalla dhe G.S., 51 vjeç, banues në Athinë, të cilët transportonin me një mjet “Mercedes”, të marrë me qira nga shtetasi E.K., rreth 198 kilogramë lëndë narkotike.

Po bashkëpunohet me palën greke për të identifikuar dhe kapur shtetasit shqiptarë që dyshohet se u kanë shitur lëndën narkotike dy shtetasve grekë.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 16:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...