Kur dhe kush do të na fusë në Europë?

Tuesday, 29 May 2018 16:25

Nga Gjergji F. Angoni

Ky diskutim ka kohë që lakohet nga politika Shqiptare. Të dy palët mundohen që t’ia atribuojnë meritën vetes të secilit. Maxhoranca e sotme thotë se merita i takon asaj kurse Opozita thotë të kundrën. Po kush ka të drejtë dhe kush mashtron? Le ti referohemi  realiteteve: Po çfarë bëri qeveria e asaj kohe ose opozita e sotme, atëherë në pushtet, për të merituar këto fitore? Po le ti referohemi fakteve: Rreth 8 vjet më parë kur në pushtet ishte Opozita e sotme, Shqipëria me meritë u pranua në NATO dhe mbas saj liberalizoi vizat me vendet e Euros. Ekonomia pati rritje, niveli i së cilës u rit në rreth 10% të GDP-së, pensionet u ritën në masën 5% ç’do vit, u ritën në nivele të konsiderueshme rrogat e punonjësve, papunësia u ul ndjeshëm, u çelën rreth 10.000 km rrugë nacionale dhe rurale, në ç’do familje u harruan fjalët se do kemi apo jo drita sonte etj. Por ajo që ishte më e rëndësishmja ishte fakti që u vendos qetësia në vend duke eliminuar rreth 180 banda kriminale të trashëguara nga qeveria e mëparshme socialiste, krimi u vu nënë kontroll etj, etj, suksese që premtonin që Shqipëria të zinte një vend të merituar në Europë. Të ishin këto fitore, dhuratë e të tjerëve apo mer-itë e kësaj Qeverie? Nuk ishte dhuratë por meritë e një pune të mirë sistematike dhe të ndershme të Qeverisë. Po përse atëherë Shqipëria nuk e mori statusin për të filluar negociatat me Këshillin e Europës në mënyrë që të bëhej anëtare e saj?.                                                                                                                                                            Ishte koha kur Këshilli i Europës para se të jepte përfundimisht statusin për fillimin e negociatave për tu pranuar anëtare e Bashkimit Europian, në kuadrin e reformave, i vuri Shqipërisë dhe tre kushtet e fundit: Miratimin me konsensus të p/ligjit për funksionimin e administratës publike, p/ligjin për organizimin dhe funkjonimin e Avokatit të Popullit si dhe r/rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë të cilat kërkonin dhe votat e opozitës (Partisë Socialiste) por fatkeqësisht ajo Opozitë e drejtuar në atë kohë nga Edi Rama nuk ja dha konsensusin. Kështu Shqipëria e humbi atë shans. Po kush ishte arsyeja që opozita e Ramës refuzoi miratimin e këtyre p/ligjeve dhe një p/rregullore ? Arsyeja e Ramës ishte një arsye e paarsyeshme i cili u justifikua me faktin se: “Nuk ja u jap miratimin po nuk më dhatë kryetarin e Qarkut të Fierit”. Po duke mos i miratuar këto p/ligje kujt i bënte nder Rama, Shqipërisë apo ndonjë Hasmi të saj, me fatet e kujt bënte pazare të tilla ai??? A nuk ishte kjo një pengesë për integrimin e vendit në BE të cilën e bënte pa asnjë arsye me parimin e tij antikombëtar se: “Le të shoh nënën pa burrë pa le të mbetem dhe unë pa baba”?.   Përveç se nuk i votoi këto P/Ligje, por dhe para futjes të vendit tonë në NATO dhe Liberalizimit të vizave ky sharlatan antikombëtar u përpoq me të gjitha mënyrat që të pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë. Për këtë dërgoi në Europë namikët dhe dadet dhe filloi lobimet me presionet nga më antikombëtare me parlamentarët europianë se: Po ja liberalizu-at vizat Shqipërisë, përgatituni të  prisni që nesër një milion shqiptarë që do t’ju kërkojnë azil politik??...Oh çfarë mllefi, çfarë cinizmi kundër vendit të tyre?. Po pse sot kjo maxhorancë e udhëhequr nga Rama e kërkon me ngulm që ti bëhet ky nder i pa merituar kur nuk plotëson as një minimum të kërkesave të B.E-së dhe nuk justifikon gjendjen e mjeruar të vendit dhe popullit të tij?

Po ku është sot Shqipëria në drejtimin e maxhorancës socialiste me Edvin Kristaq Ramën në krye dhe a e meriton kjo maxhorancë të fusë Shqipërinë në Europë?? Shqipëria me shumë plagë po jeton në një gjendje të mjerueshme, ekonomike dhe sociale. Ekonomia është në një zgrip të pa parë, vendin e ka pushtuar kanabisi dhe drogat e tjera, në vend nuk ka rend, populli nuk e ka të sigurt jetën, rrugët e vendit po gjakosen ç’do ditë nga krimi, Shteti është i kapur nga krimi, ka shumë familje që vuajnë për bukë, rritja e pensioneve ka shanse zero të bëhet. Pretendohet dhe reklamohet duke luajtur me shifrat për një rritje ekonomike modeste por dhe kjo është fiktive sepse në këto llogariten të ardhurat e TAB-it dhe hidrocentraleve të kaskadës të Devollit. Me qindra të rinj e të reja, çdo ditë po e braktisin vendin dhe po  largohen për një jetë më të mirë, po largohen gjithashtu nga vendin investitorët e huaj etj etj çudira të dhimbshme!? Injoron arritjet e para 4-5 vjetëve të vendit nënë drejtimin e qeverisë Demokratike. Është qesharake kur kujton se në të dy fushatat zgjedhore të viteve 2013 dhe 2015, Rama dhe lehësat e tij, propagandën e fillonin dhe fillojnë dhe sot me fjalët se: “Për këto dhe ato gabime e të meta, fajin e ka Saliu”!!.   Po pse i trembet kaq shumë Saliut që i ka bërë kaq të mira këtij vendi, ky njeri krejtësisht i pa aftë?? Çmendej me fjalët: “Rrugë, rrugë, rrugë!” që e çmendnin dhe e xhelozonin për ato punë të mira të Dr. Berishës në kohë që drejtonte vendin të cilat ai nuk mund ti mendonte pa le ti realizonte!!! Mirë  more kapedan po a nuk na thua se në 5 vjetët e tua sa km rrugë ke bërë? Po të përgjigjem me sloganin që ty të pëlqen: “Zero km rrugë ke bërë dhe për ta kuptuar ti më mirë, po bashkoj gishtin e madh dhe treguesin e dorës të djathtë duke formuar figurën ZERO”!!  Po a nuk na thua që ti dhe lehësit e tu që villni vrer orë e çast se fajin e ka Saliu, por që me ato rrugë me të cilit ti po i bije kryq e tërthor Shqipërisë për pak orë. Po teorizon dhe fantazon pa bërë asgjë për këtë vend dhe këtë Popull, si një Don Kishot që ndryshe nga ai i Servantesit, je një i tillë por së prapthi dhe i djallëzuar. Ti po përpiqesh që në vendin tënd të vendosësh një Diktaturë të re për të pasur një jetë personale sa më të qetë dhe të sigurt për të jetuar i vetmuar dhe i qetë sepse i trembesh jetës normale!? Për instalimin e kësaj diktature të re, fillove së pari duke shtënë në dorë duke i blerë me paret e taksa paguesve shqiptarë dhe pse jo me paret e pista të drogës, fillimisht të gjitha Mediat në vend. Solle në politikën Shqiptare dhe ky rast unikale në botë, fenomenin e kllonimit duke i detyruar të gjithë vartësit e tu që të flasin, të vishen, të qethen e të krihen dhe të sillen si ty. “Ka shanse Zero”.... thua ti, flet me gjeste dhe duar, po kështu kanë filluar t’ju imitojnë dhe sillen e të flasin si ju dhe Balla, Braçja, Spiropali, Hysi, Kodheli, Dade etj qen e qenushkat e tu. Ke filluar ti detyrosh të tutë që të të thurin këngë si dikur “Udhëheqësit” dhe lavde si Spiropali kur çirej se: “Atë do ta bëjë vetëm ky Burri i madh, Skënderbeu ynë që quhet Edi Rama”!.... Kur nxisje njerëzit nëpër mitingje të të thonin se je një udhëheqës i madh o Edi Rama duke i shoqëruar këto me britma çjerrëse: “Rroftë udhëheqësi i ynë i madh shoku Edi...... Rama.....!! Ti gajaseshe së qeshuri duke ju marrë kokën në duart e tua, i përkëdhelje dhe ja u puthnje duke shprehur një gëzim të brendshëm të pa parë që shkonte deri në ekstazë. Sa shumë të bëhej qejfi ty kur dëgjoje lavde të tilla duke na nxjerrë edhe ne, mallin e Diktatorit (mos qoftë e thënë)!!.  E mbushe vendin me kanabis dhe i the krimit bujrum, helmove të rinjtë nëpër shkolla dhe fute në telashe komshinjtë e vendit të cilët megjithëse nuk ju mungonin mjetet e sofistikuara, nuk arrinin dot që të ndalonin dyndjet e skafefe të tua të mbushura me drogë. Nuk të sosi Deti dhe për të evakuuar prodhimin e bollshëm të drogës fillove që atë ta bëje dhe me avionë. Hape vend e pa vend pista për uljen e tyre  biles ato  u shtrinë dhe në afërsi të aeroporteve. Opozita ja u zbuloi dhe i denoncoi këto bëma nëpër dalje publike, biles dhe në çdo seancë parlamentare, por ti bashkë me ata të tutë u tallët me një cinizmë të pa parë: Nuk janë avionë por mushkonja, talleshe ti!? Sa të shkonin këto fjalë! Duket se Mushkonjat e gjata ngjisnin me trupin tuaj. Por ja që Zoti vonon por kurrë nuk harron dhe të zunë me presh në dorë dhe jo njëherë por për disa herë radhazi. Urdhërove dhe vure nënë kontroll të gjithë vijën kufitare të ajrit dhe ujërave duke manovruar me radarët civilë dhe ushtarakë por dhe me këto nuk ja dole dot. Kalove nga drogat e buta voluminoze dhe ngrite uzina të drogave të forta biles për këto mobilizove njerëzit e tu më të besuar deri tek yt Vëlla. Autoritetin si Zyrtar i lartë, ja hodhe krahëve për të mbuluar krimin që të erdhi në prag të derës. U mundove që të mbulonje krimet e Tahirit si bashkëpunëtor i  yt i besuar por dhe me atë nuk ja dole dhe u detyrove që ta dënosh. Të dolli zbuluar dhe bashkëpunëtori tjetër, ministri i ri i Brendshëm, u mundove që me gënjeshtra ta mbrosh, por nuk munde, sepse siç duket me gjithë falsifikimet e bëra nga ty dhe ai do të pësojë fatin e të parit. Nuk le gur pa lëvizur në bashkëpunim me Prokurorinë e kapur prej teje por besoj se dhe kësaj here do të ti ngecë shara në gozhdë. Natyrisht  që  këto ngarkesa janë aq të rënda sa dhe Europa nuk i mban dot dhe si e tillë e ka të vështirë që ta futë, Shqipërinë menjëherë në gjirin e saj. Por Ramës i duhet sa më parë sepse po afrojnë zgjedhjet dhe nuk mundet që të rijë pa pushtet prandaj ai filloi presionet ndaj Europës duke i kërcënuar. Por “trimi” i ynë duhet që të dijë dhe po mos e diti, që ka të ngjarë që të jetë kështu, të nxjerrë mësime po prej një fjale tjetër të Popullit tonë që thotë se: “S’bëhet Vreshti me urata  por me shata dhe lopata”! Pra për të hyrë në Europë duhet punë, shumë punë me mënd dhe jo me mblithka banale dhe të shëmtuar, mede-mek se po bisedon Udhëheqësi gju më gju me Popullin. Mbledh qeverinë dhe punonjësit e Administratave, sa më një qytet në tjetrin (veprim i cili mbart në vet vete një kosto të madhe për Shqipërinë), kur në shumë të rasteve i janë tiposur ata të hipotekave dhe rri e rri dhe ju bën “paralajmërim-et e një mijtat serioze” duke të lënë shijen e hidhur dhe të shëmtuar të paralajmërimeve serioze dikur, të Qeverisë Kineze për shkeljen e hapësirave ajrore të territorit kinez nga aviacioni amerikan?!Përfundimisht, që Europa ta marrë në gjirin e saj Shqipërinë duhet që qeveritë e saj së pari ta pastrojnë vehten dhe  vend-in nga të gjitha këto pisllëqe pastaj le të shohim.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 23:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...