Anëtarët e Nobelit për Letërsinë mohojnë kthimin në juri

Premte, 31 August 2018 17:13

Ndërsa ngërçi në jurinë që përzgjedh çmimin Nobel në Letërsi po i afrohej zgjidhjes, sot lindi një problem tjetër teksa tre anëtarë hodhën poshtë lajmin se do ktheheshin në Akademinë Suedeze.

Sara Danius, gruaja e parë që kryeson akademinë që nga viti 1786, shkruan në Facebook me gërma të mëdha se ajo nuk kishte “asnjë plan për t’u kthyer”, shkruar kjo me shkronja të mëdha.

Ajo u largua në muajin prill së bashku me Peter Englund dhe Kjell Espmark pas një debati që ka përfshirë këtë institucion, që është tronditur nga akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga 18 gra kundër bashkëshortit të një anëtareje tjetër të akademisë, poetes Katarina Frostenson, e cili është tërhequr për një periudhë kohe.

Englund shkruan në Instagram se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë takim, por do dëshironte të luante një rol konstruktiv në ringritjen e institucionit.

Englund më vonë jep një deklaratë të përbashkët në emër të tre anëtarëve për Radion Suedeze ku thuhet se lajmet e publikuara në media për kthimin e tyre ishin të pabazuara.

“Ne ndoshta mund të marrim pjesë në votime më të rëndësishme,” thuhet në deklaratë.

E përditshmja ”Svenska Dagbladet” është një nga mediat që raportoi për kthimin e tyre të enjten.

Votat e tyre nevojiten për një kuorum prej 12 vetash për të zgjedhur anëtarë të rinj. Katër vende janë të lira pas dorëheqjeve. Vetëm nëntë nga 18 anëtarët e akademisë – të zgjedhur për jetë – janë paraqitur rregulisht përpara pushimeve verore.

Sesioni i vjeshtës i akademisë do të rifillojë më 6 shtator.

Për shkak të krizës, akademia në maj tha se do të shtyjë deri vitin e ardhshëm njoftimin për laureatin e Nobelit për 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...