Me gati 170 milionë euro, Adele mbanë edhe për vitin 2018, titullin e yllit më të pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.
Këngëtarja e hitit “Hello” mban pozicionin e saj në krye të renditjes së hartuar nga revista “Heat” për të tretin vit radhazi. Ndërsa në vendin e dytë dhe te tretë renditen respektivisht Ed Sheeran dhe Daniel Radcliffe. Përkundër profilit të ulët të mbajtur që nga fundi i turneut botëror verën e kaluar dhe asnjë album të ri të publikuar, Adele ishte po aq e aftë të mblidhte paratë: në vitin 2017 ajo mblodhi mbi 10 milionë euro nga shitjet rekord, ndërsa nga turneu fitoi 47 milionë euro.Ed Sheeran është ngjitur në vendin e dytë nga vendi i tretë në vitin 2017. Këngëtari 27-vjeçar ka rritur pasurinë e tij nga 65 milionë euro në vitin 2017 në 105 milionë në sajë të fitimeve të larta nga albumi i tij i tretë (6 milionë kopje të shitura dhe të numëruara) dhe shitja e biletave për turneun e tij botëror, që i dhanë atij mbi dy milionë euro.
Daniel Radcliffe arrin në vendin e tretë për herë të parë, me një pasuri prej rreth 97 milion euro, shumica e të cilave janë mbledhur falë rolit të tij në sagën e “Harry Potter”. Ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora renditet në vendin e 17-të.
Kjo është lista e plotë e artistëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar;
1. Adele, 30,
2. Ed Sheeran, 27,
3. Daniel Radcliffe, 29,
4. Harry Styles, 24,
5. Emma Watson, 28,
6. Little Mix
7. Niall Horan, 25,
8. Louis Tomlinson, 26,
9. Liam Payne, 25,
10. Zayn Malik, 25,
11. Rupert Grint, 30,
12. Sam Smith, 26,
13. Aaron Taylor-Johnson, 28,
14. Cara Delevingne, 26,
15. Winston Marshall, 30,
16. Rita Ora, 27,
17. Jessie J, 30,
18. The xx
19. Jack Whitehall, 30,
20. Nicholas Hoult, 28.