Komedia “Këmbëzbathur në park”, rikthehet në teatër Ermira Gjata

Hënë, 26 November 2018 10:01

Komedia “Këmbëzbathur në park” shkruar nga autori Neil Simon vjen premierë te “arTurbina” me regji nga Lorin Terezi. Aktiv në jetën artistike me projekte në teatër, këtë herë regjisori Terezi vjen me një komedi premierë te “arTurbina”, që do të shfaqet për publikun mbrëmjet e d datave 1 dhe 2 dhjetor. Në role këtë herë janë aktorë të njohur, por dhe emra të rinj që janë pjesë e komedisë. Në role vijnë aktorët Ledjon Zoi, Anila Balla, Marsel Greva, Ermira Gjata dhe Ardian Cerga. As regji Ervis Saliasi, skenografia Beqo Nanaj, kostumografe Bukuroshe Sinanaj. Sipas regjisorit Lorin Terezi edhe pse vepra i zhvillon ngjarjet në Amerikën e viteve ‘60 sërish ka referenca me aktualitetin dhe në ditët e sotme. “Vepra i zhvillon ngjarjet në vitet ‘60 në Amerikë. Kjo vepër është pjesë aktuale dhe në qendër të saj është një çift i ri që fillon jetë me vështirësitë, por dhe pritshmëritë që kanë për jetën si dhe ato probleme, që dalin nga realiteti që hasin. Kjo është ajo që më ka ngacmuar, dhe i referohet edhe aktualitetit tonë”, tregon regjisori Terezi. Në punë për të sjellë në skenë premierën e re teatrore këtë herë dy mbrëmje te “arTurbina” regjisori vijon se në komedi janë situata dhe konflikte, që e bëjnë të larmishme veprën në skenë. “Çifti blen një shtëpi të re dhe vajza ka bërë zgjedhjen e saj. Ajo ka marrë një shtëpi në katin e nëntë, por e ka marrë dhe shtrenjtë edhe jashtë komoditetit për të jetuar. Por asaj i duket interesante jeta aty. Të gjithë personazhet që vijnë, si bashkëshorti i saj, apo dhe të tjerët detyrohen që të rrinë aty vetëm për mos t’ia prishur asaj qejfin e apartamentit që ka marrë me qera. Por përveç kësaj aty dalin dhe problematika të tjera të bashkëjetesës dhe mënyrës të të menduarit të gjërave si dhe me personazhet e tjera që janë aty, që është dhe mamaja e vajzës, ku edhe pse e bija ka dalë të jetojë vetëm ajo i ndërhyn. Po aty është dhe një komshi, që bëhet pjesë e ngjarjeve, por është një komedi”, tregon mes të tjerave regjisori Lorin Terezi.

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 10:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...